Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Berisha vijon sulmet ndaj Dumanit: Mbron me çdo çmim krimin e partisë së tij
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhviluar sot një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin një garë mes forcave politike por sipas tij një garë mes “narkoshtetit” dhe partive të tjera. Ai shprehet se PS-ja kishte në dispozicion të gjitha resurset, burimet njerëzore, financiare, logjistike, ekzekutive dhe vendimmarrëse për të kontrolluar vullnetin e zgjedhësve. Kryedemokrati tha se kjo përbën një shkelje madhe të Kodit Zgjedhor, por përsëri nuk hetohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Ky i fundit sipas Berishës, mbron shkeljet e Partisë Socialiste, sepse nëse ajo humb pushtetin, Dumani duhet të dalë para përgjegjësisë. “Siç e shihni, pra, zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk ishin një garë mes PD-së dhe PS-së apo partive të...