“Bear Hug” hap edicionin e 17-të të PriFest me premierën botërore

“Bear Hug” hap edicionin e 17-të të PriFest me premierën botërore

Edicioni i 17-të i PriFest – Prishtina International Film Festival hapet më 9 shtator në Kino Armata me premierën botërore të filmit “Bear Hug” nga regjisori Ilirjan Himaj. Filmi është pjesë e programit kryesor garues të festivalit, duke shënuar nisjen e ngjarjes me një histori të fuqishme dhe emocionale që vjen nga Kosova dhe Shqipëria. “Bear Hug” rrëfen historinë e Agu, një kujdestar në një strehimore arinjsh, jeta e të cilit ndryshon papritur një natë kur viziton të dashurën e tij. Në një rrugëtim të papritur për liri, ai takon Tinën, një vajzë e re dhe plot ëndrra, që ëndërron të bëhet këngëtare por ndodhet nën kontrollin e një politikani të pamëshirshëm. Agu vendos ta ndihmojë dhe së bashku arratisen drejt natyrës, në një udhëtim...