Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dy makina marrin flakë në ecje brenda pak orësh, ja për çfarë dyshohet
Dy automjete janë shkrumbuar në ecje brenda pak orësh, ditën e djeshme në Gjirokastër dhe Memaliaj. Policia vendore konfirmoi ngjarjet dhe bëri me dije se nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet paraprakisht se zjarri ka qenë aksidental, si pasojë e një shkëndije elektrike. “Ditën e djeshme, dyshohet se për shkak të shkëndive elektrike, janë djegur plotësisht automjeti që drejtonte shtetasi Sh. S., në aksin rrugor Gjirokastër-Dhoksat dhe automjeti që drejtonte shtetasi E. C., në aksin rrugor Memaliaj-Izvor”, bëri me dije policia vendore. Për të dyja rastet po punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit. Hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore, teksa pritet edhe ekspertimi piroteknik për të zbuluar shkakun e ngjarjeve.