‘Familjet shqiptare në krizë’, Tabaku: Qeveria flet për 900 euro rrogë, por realiteti është i hidhur

‘Familjet shqiptare në krizë’, Tabaku: Qeveria flet për 900 euro rrogë, por realiteti është i hidhur

Deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehet se në Shqipëri gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale. Sipas të dhënave të INSTAT, të cilave ligjvënësja e PD-së iu referua, 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri, por rezliteti flet ndryshe. Sipas saj, një familje me të ardhura mesatare shpenzon 96 mijë lekë në muaj, pa qira, pra edhe nëse punojnë dy vetë me pagën mesatare 40 mijë lekë, llogaria në fund del minus 16 mijë lekë çdo muaj. Tabaku thotë se edhe çmimet janë të larta dhe...