Pasditet e gjalla të gushtit në Elbasan

Pasditet e gjalla të gushtit në Elbasan

Elbasani po jeton një gusht plot gjallëri, ku fundjava u kushtua argëtimit dhe aktiviteteve për fëmijët. Parku “Rinia” u mbush me zëra e buzëqeshje të vogëlushëve, të cilët shijuan Kinemanë Verore , lojërat, biçikletat dhe patinat, duke sjellë një atmosferë të gëzueshme familjare në qytet.Këto aktivitete janë pjesë e programit “Gushti, muaji i aktiviteteve”, i ideuar nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, për t’i dhënë qytetit një frymëmarrje ndryshe gjatë verës. Çdo javë, qytetarët dhe vizitorët e Elbasanit kanë mundësi të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme festive dhe edukative: lexime librash, shfaqje kinemaje, takime me personalitete të artit dhe kulturës, si dhe ekspozitën fotografike “100 vjet Elbasan”. Vlen të theksohet se, përveç komunitetit vendas, këtë muaj të nxehtë veror Elbasani ka pritur edhe...