Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Emiljano Dusha merr “çelsat” e KAYO/ Me padi në SPAK, i preferuari i zakonshëm vihet në qendër të industrisë ushtarake shqiptare
Buja e “rilindjes ushtarake” të Shqipërisë po zbardh fytyrën e vërtetë të fituesve të mëdhenj nën hijen e projekteve strategjike në fushën e industrisë ushtarake. Emiljano Dusha, sipërmarrësi i lidhur prej vitesh me tendera të Ministrisë së Brendshme dhe me padi në SPAK për blerje votash për maxhorancën aktuale, po shfaqet tashmë si një lojtar kyç në themelin e industrisë ushtarake shqiptare, duke marrë pozicion dominues në kompanitë e krijuara rishtazi rreth shoqërisë shtetërore KAYO sh.a. Tre kompani të reja, TIMAK DEFENCE, M.K.D dhe GUNA TACTICAL, janë regjistruar vetëm në tri ditët e para të muajit gusht 2025, të gjitha me KAYO-n si shoqëri mëmë. Dusha kontrollon dy prej tyre (shih tabelën). Kjo e fundit u ngrit në vitin 2024 mbi rrënojat e ish-uzinave ushtarake...