Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

Të thuash që çiftin Veliaj-Xoxa i ke miq prej 10 vitesh, t’i kesh dhënë Ajolës një vilë në qendër të Bllokut “pa qira”, të tentosh të fshehësh burimin e 115 mijë eurove të gjetura në kasafortën e zyrës së bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe më pas t’i “shesësh” në momentin më të parë përballë prokurorëve të SPAK-ut, kjo është larg konceptit të të qënit “miq”. Gentian Sula, biznesmeni i njohur më së shumti si CEO i kompanisë së sigurimeve, “Intersig Viena Insurance Group” ka treguar sjellje me oshilacione përballë hetimi të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme kundër kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Ai ka deklaruar para prokurorëve se “Veliaj dhe Xoxas i njeh prej më shumë...