Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dinamo merkato e fuqishme në prag të sezonit të ri, synon rikthimin në majën e volejbollit shqiptar, ja emrat
Skuadra e Dinamos në volejboll për femra po bën një merkato të fuqishme këtë verë, me objektivin për të qenë protagonist në Superligë dhe rikthyer në kohët e arta. Ardhja e disa volejbollisteve të huaja apo edhe e një trajneri të ri konfirmojnë objektivat e mëdha. Në krye të ekipit është trajneri Orlando Koja, që pas përvojës me Skënderbeun kërkon të rikthejë titullin edhe te Dinamo. Ndërkohë, që gjatë ditëve të fundit, përmes postimeve në faqen e saj zyrtare në Facebook, klubi ka konfirmuar ardhjen e mjaft lojtareve apo konfirmin e disa të tjerave. Për Dinamon ka firmosur Ksenya Kuryerova e Kazakistanit, që rikthehet në Shqipëri pas përvojës me Skënderbeun disa sezone më parë. Një tjetër volejbolliste që rikthehet në Superligë është Anastasia Atepalina, që...