Dublin/ Themelohet klubi i librit shqip “Book Lovers” dhe kursi i gjuhës shqipe

Dublin/ Themelohet klubi i librit shqip “Book Lovers” dhe kursi i gjuhës shqipe

Më 23 gusht 2025, në ambientet e The Civic Centre, Blanchardstown Centre, Dublin 15, u shënua një ditë e veçantë për komunitetin shqiptar në Irlandë: u themelua klubi i librit në gjuhën shqipe “Book Lovers”, si dhe u hodhën hapat e parë për hapjen e kursit të shqipes për fëmijët.Nismëtaret e këtij projekti, znj. Liljana Picari dhe znj. Arjana, të njohura për angazhimin e tyre në komunitet, u mbështetën nga disa dashamirëse të tjera të librit shqip. Në këtë takim të parë ishte e pranishme edhe znj. Anila Kadija, themeluese e klubit “Book Lovers” në Londër, nismë e cila frymëzoi edhe hapjen e këtij klubi në Dublin.Qëllimi i klubit është i qartë: ruajtja dhe përhapja e gjuhës shqipe në diasporë përmes letërsisë, leximit dhe diskutimit...