Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
UBA forcon rolin e saj në sektorin financiar
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) po zgjeron praninë dhe rolin e saj në tregun financiar shqiptar. Numri i klientëve të rinj të bankës është në rritje të qëndrueshme, paralelisht me volumin e produkteve dhe shërbimeve të ofruara për ta.Banka ka shënuar rritje të vazhdueshme të depozitave për individë, sidomos në pesë vitet e fundit. Që nga viti 2020, depozitat e publikut në UBA janë shtuar me pothuajse 150%.UBA ofron sot depozita afatshkurtra dhe afatgjata me norma fitimi konkurruese, që përkojnë me pritshmëritë e klientëve ekzistues dhe të rinj.UBA është pjesë e grupit Eurosig, grupit më të madh financiar në vend. Besimi në rritje nga publiku dhe investimet në rritje nga grupi Eurosig kanë krijuar mundësinë për të zgjeruar mbështetjen e ekonomisë me financime.Në pesë...