Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
GJKKO refuzoi lirimin e tij, Ilir Meta apelon vendimin që e la në arrest me burg
Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së të datës 13 gusht, kur Gjykata e Posaçme e la në burg ish-Presidentin. Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye Meta vijon të mbahet si i paraburgosur në burgun 313. “E nderuara Gjykatë! Me vendimin nr. 546 datë 13.08.2025 të Gjykatës Shkallës parë kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës së shtetasit Ilir Metaj, për zëvendësimin masës e sigurimit personal nga “arresti në burg” parashikuar nga neni 238 i kodit procedurës penale, në masën e detyrimit për tu paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore, ndalimi daljes jashtë vendit dhe garancinë pasurore. Duke mos qenë dakord me vendimin e mësipërm vendosëm...