Fier/ Shiste kokainë në doza, arrestohet 30-vjeçari

Fier/ Shiste kokainë në doza, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike të ndara në doza nëpër qytet. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë sekuestruar 13 doza kokaine, të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë. Mbi 30-vjeçarin rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i Policisë: Fier- Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 13 doza kokaine të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen...