Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Drejtonte motomjetin elektrik pa leje, 17-vjeçari përplaset me automjetin në Shkodër, përfundon në spital
Një motomjet elektrik i drejtuar pa leje nga një i mitur është aksidentuar me një automjet në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Skënderbeg”, motomjeti elektrik që drejtonte pa leje është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. U., 62 vjeç, banues në fshatin Bratosh. Nga aksidenti është dëmtuar 17-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Top Channel