Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit
                            Gazetarët në Shqipëri po ekspozohen gjithnjë e më shumë ndaj një gjendjeje afatgjatë stresi për shkak të presionit në rritje dhe mungesës së sigurisë në punë, ndërkohë që mekanizmat e mbështetjes mungojnë- thekson studimi. BIRN Gazetaria mund të jetë një profesion tejet stresues dhe ky nuk është një lajm i ri. E megjithatë, sfidat në rritje të industrisë mediatike në Shqipëri po i ekspozojnë gjithnjë e më shumë gazetarët ndaj një gjendjeje afatgjatë presioni për shkak të punës. Kjo nuk vjen vetëm si pasojë e krizave apo ngjarjeve traumatike për të cilat gazetarët raportojnë, por për shkak të stresit të përditshëm që lidhet me presionin nga aktorë të pushtetshëm, mungesën e sigurisë në punë, oraret e tejzgjatura dhe vështirësitë në qasjen e informacionit në mënyrë...