Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Dhurata” 850 milionë dollarë, SHBA miraton dërgimin e raketave ERAM në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një marrëveshje me vlerë rreth 850 milionë dollarë për të furnizuar Ukrainën me 3,350 raketa të tipit ERAM, sipas një raportimi të The Wall Street Journal, që citon zyrtarë amerikanë. Dërgesa pritet të arrijë në duart e forcave ukrainase brenda gjashtë javësh, ndërsa financimi i kësaj pakete ushtarake do të mbulohet kryesisht nga vendet evropiane. Përveç raketave, paketa përfshin edhe pajisje të tjera ushtarake shtesë. Raketat ERAM kanë aftësi për të goditur objektiva në një distancë që varion nga 241 deri në 450 kilometra. Megjithatë, përdorimi i tyre do të kërkojë një autorizim të veçantë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Miratimi i kësaj pakete ishte vonuar përkohësisht për shkak të bisedimeve midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald...