Interes i ulët nga tifozët për sfidën Shqipëri – Letoni, FSHF nxjerr në shitje biletat fizike

Interes i ulët nga tifozët për sfidën Shqipëri – Letoni, FSHF nxjerr në shitje biletat fizike

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00. Ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link . Duket se interesi i ulët për këtë ndeshje ka detyruar FSHF-në që t’i nxjerrë biletat në shitje edhe fizikisht, paçka se në njoftimet e mëparshme të tyre kanë treguar se biletat do ishin vetëm në shitje...