Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Mbyllet edicioni i pestë i Porto Palermo Festival, mbrëmje magjike në pedonalen e Himarës
Edicioni i pestë i Festivalit të Porto Palermos u mbyll në një mbrëmje magjike në pedonalen e Himarës. Mbrëmjen e djeshme publiku këndoi dhe vallëzoi me energjinë e Olen Cesarit, Marsela Çibukajt, Dren Abazit, Ansamblit Folklorik Shqiptar, si edhe me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtarit gjirokastrit, Roland Çenko dhe këngëtares himariote, Katina Beleri, duke e kthyer natën në një festë të paharrueshme. Organizatorët e Porto Palermo Festival falënderuan bashkinë e Himarës dhe kryebashkiakun Vangjel Tavo, si edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për mbështetjen dhe besimin në këtë udhëtim artistik. Porto Palermo Festival nisi më 31 korrik, me një aksion pastrimi të territorit. Festivali synoi që jo vetëm të sillte artistët më të mirë, por edhe të promovonte turizmin e qëndrueshëm kulturor në Shqipëri. Kalaja historike...