Drita Fejza: Pasqyrimi i shpirtit të njeriut

Drita Fejza: Pasqyrimi i shpirtit të njeriut

Mëngjesin e nisëm me shaka, unë dhe “djali i vogël” Bleroni – edhe pse nuk është më i vogël, por si t’i heq unë vetes atë luksin e rinisë? Kur e quaj ashtu, ndjehem sikur jam edhe vetë pak më e re. Është si të mbash një pasqyrë që të mashtron, por ti e do mashtrimin. “Pse mami, peshkaqenët janë të shëmtuar se janë aq agresivë?” – më tha. Dhe, vërtet, logjika e tij ishte e hekurt. Peshkaqeni i shëmtuar, delfini i bukur, dhe njerëzit – të ndarë në dy kategori: ata që kafshojnë dhe ata që buzëqeshin. Pastaj filluam krahasimet, që mund të zgjasin sa gjithë jetën. Se bukuria, për mua, është krejt relative. Një delfin duket i bukur sepse ne kemi vendosur të...