I vuri zjarrin mbeturinave dhe rrezikoi banesat në Poshnjë, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari

I vuri zjarrin mbeturinave dhe rrezikoi banesat në Poshnjë, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari

Një 63-vjeçar nga Bashkia Dimal, në qarkun e Beratit, është arrestuar nën akuzën e zjarrvënies. Policia vendore konfirmoi sot (25 gusht) ndalimin e K. B., banues në Poshnjë dhe kapja e tij është bërë në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve. “Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth”, sqaroi policia vendore. Policia e Beratit apeloi gjithashtu për të gjithë qytetarët, që ‘në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin’. Ndërsa kërkoi që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive, duke garantuar anonimatin.