Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin
Ditën e sotme nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë Edi Rama, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se shpërndarja e librave falas është një mbështetjeje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor. “MIRËMËNGJES, dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.