Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sot i jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit, homazhet për gazetarin do të mbahen te Universiteti i Arteve
Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji. Homazhet do të mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e Universitetit të Arteve, aty ku Zheji studioi regji dhe nisi rrugëtimin e tij artistik. Të afërm, miq, kolegë dhe figura të njohura të medias dhe politikës do të jenë të pranishëm për t’i dhënë nderimin e fundit, përpara se ai të përcillet për në banesën e fundit në Varrezat e Tufinës. Zheji ndërroi jetë papritur të shtunën, pas një arresti kardiak në Sarandë. Largimi i tij në moshën 64-vjeçare la pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike shqiptare. Me një trashëgimi familjare të lidhur ngushtë me artin dhe dijen, i biri i dijetarit Petro Zheji dhe aktores Besa Imami, Artur...