VD-Në kërkim nga SPAK për trafik droge, 46-vjeçari kapet në Malin e Tomorit

VD-Në kërkim nga SPAK për trafik droge, 46-vjeçari kapet në Malin e Tomorit

Pamje nga momenti i arrestimit TIRANË- Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim dhe me masë arresti është arrestuar nga policia në Malin e Tomorrit. Dorian Beu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në vitin 2023, atij i ishte caktuar arrest me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal. Njoftimi:  Policia e Shtetit/ Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 60”. Lokalizohet në Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GJKKO-ja. Në vijim të...