Injorimi i Evropës dhe kontratat me Izraelin, Vuçiç dhe Dodik “luten” për një takim me Trump, ja përse

Injorimi i Evropës dhe kontratat me Izraelin, Vuçiç dhe Dodik “luten” për një takim me Trump, ja përse

Marsela SHYTIA Presidenti serb Aleksandër Vuçiç prej muajsh është përpjekur të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump, pothuajse në panik. Pas fiaskos së majit në Florida, nga ku, pa e parë Trumpin, ai u kthye papritur në Serbi në rrethana ende misterioze për shkak të “dhimbjeve në gjoks”, fushata diplomatike që mund të quhet edhe “Dua të takoj Trumpin” ka vazhduar, shkruan Deutsche Welle. Në këtë kontekst, në fillim të gushtit u mbajt një takim midis Ministrit të Jashtëm serb Marko Gjuriç dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, për të cilin pala amerikane praktikisht nuk e komentoi, por megjithatë ministri serb e përshkroi takimin si “historik”. Dëshirave të presidentit serb iu bashkua edhe ish-presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i cili gjithashtu dëshiron...