Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Surprizat e kabinetit “Rama 4”, dalin emrat e parë, ja kush ikën, kush qëndron dhe kush është në “fije të perit”
Rigels Seliman Qeveria e re “Rama 4” pritet të sjellë surpriza të mëdha. Mësohet se në fund të gushtit pritet që kryeministri Edi Rama të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, ku do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i kabinetit të ri qeveritar, të njohur tashmë si “Rama 4”. Por ndërsa pritet me interes të madh se kush do të jenë figurat që do të përfaqësojnë ekzekutivin e radhës, në korridoret e selisë rozë kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë që do të pësojnë ndryshime të mëdha. Sipas burimeve, një nga lëvizjet më të bujshme është largimi i Blendi Gonxhes nga posti i Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Në vendin e tij pritet të emërohet Suzana Hoxha, aktualisht Sekretare e Përgjithshme në...