Ndërmjetësi i Olsit dhe Shkëlzenit dhunues gazetarësh, ja si i legalizoi Edi Rama 16 mijë metra katror ndërtim pa leje

Ndërmjetësi i Olsit dhe Shkëlzenit dhunues gazetarësh, ja si i legalizoi Edi Rama 16 mijë metra katror ndërtim pa leje

Julian (Lul) Morina, biznesmen i njohur në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, ka kërcënuar hapur gazetarin Almer Toska, drejtues i portalit Timoni.al, pas publikimit të një investigimi mbi aktivitetet e tij të dyshuara kriminale. Investigimi nxori në pah lidhjet e Morinës me politikën, përfitimet përmes lejeve të ndërtimit, si dhe të kaluarën e tij të dyshuar si trafikant droge dhe trafik femrash në vitet ’90. Pas publikimit, Morina ka përdorur gjuhë kërcënuese për të frikësuar Toskën. Legalizimi i ndërtimeve pa leje Lul Morina është pronar i kompanisë “Xhelus Konstruksion”, e cila ka ngritur katër godina në zonën e Liqenit të Thatë dhe Rrugës së Elbasanit në Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimore pa leje prej 16 mijë m². Pavarësisht refuzimit fillestar të legalizimit, ndërhyrja politike...