Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Flick: Është fillimi i një udhëtimi të gjatë, do të ketë shumë ndeshje ku do të vuajmë për fitoren
25 Gusht 2025 9:20 Telesport Barcelona fitoi 3-2 me përmbysje ndaj Levante, duke marrë tri pikë të vuajtura jashtë fushe. Vendasit udhëhiqnin 2-0 pas pjesës së parë, por më pas erdhën golat e skuadrës katalanase, që ka 6 pikë të plota në renditje. “Në këtë ndeshje nuk luajtëm në mënyrë perfekte, ndërsa rivalët tanë luajtën shumë mirë. Nuk është e lehtë, pasi në të tilla takime kundërshtarët tanë mbyllen shumë në mbrojtje dhe është e vështirë t’i kalosh”, tha trajneri Hansi Flick. Trajneri gjerman vlerëson grintën e këmbënguljen e të tijve, që në fund morën një fitore të vyer: “Ne vazhduam të sulmonim dhe në fund ia dolëm. Këto ndeshje na ndihmojnë të përmirësohemi, pasi është një udhëtim i gjatë”. Në fund, Flick foli edhe...