“Ai e përdhunoi, e la shtatzënë që të mos divorcoheshin”/ Vrasja makabre në Volos, motra e 36-vjeçares rrëfen detaje tronditëse

“Ai e përdhunoi, e la shtatzënë që të mos divorcoheshin”/ Vrasja makabre në Volos, motra e 36-vjeçares rrëfen detaje tronditëse

Pandeli Nakoleci dhe Marjola Nakoleci (viktima) GREQI- Motra e 36-vjeçares, Marjola Nakoleci, që u vra nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar në Volos, ka zbuluar detaje tronditëse. Ajo foli për abuzimin që Marjola përjetoi në martesën e saj, dhunë fizike dhe seksuale. Sipas dëshmisë, 40 vjeçari e kishte përdhunuar për ta lënë shtatzënë, një mënyrë kjo për ta pasur nën kontroll. "Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh", tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se "nëse divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq". Sipas saj, çifti u takua në moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë. "Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte", tha motra e 36-vjeçares, duke folur për mediat greke. Motra e viktimës zbuloi...