Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kishte shkuar për pelegrinazh! Kapet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik droge
Lokalizohet në Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GJKKO-ja. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 60”. Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin Dorian Beu, 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër...