Nis shpërndarja e librave, Rama: Falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin

Nis shpërndarja e librave, Rama: Falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin

Kur na ndajnë edhe dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor, ka nisur sot në të gjithë vendin shpërndarja e librave shkollorë falas. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, sipas të cilit 236 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas. Kreu i qeverisë thekson se kjo është mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor. “Mirëmëngjes dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama, përcjell A2 CNN. Shpërndarja e librave do të vazhdojë...