Sot i jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit, homazhet për gazetarin do të mbahen te Universiteti i Arteve të Bukura

Sot i jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit, homazhet për gazetarin do të mbahen te Universiteti i Arteve të Bukura

Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji. Në orën 10:00-12:00 do të mbahen homazhet në Universitetin e Arteve të Bukura, aty ku Zheji studioi dhe u diplomua për regjisurë. Miqtë, kolegë e bashkëpunëtorë të tij do t’i japin lamturmirën e fundit, për t’u përcjellë më pas në Varrezat e Tufinës. Gazetari dhe publicisti, i dalluar për mprehtësinë e fjalës dhe thellësinë e mendimit, ndërroi jetë befasisht nga një arrest kardiak ditën e shtunë, në Sarandë, ku po festontë ditëlindjen e të birit. Ikja e tij e parakohshme, në moshën 64-vjeçare, bashkoi jo vetëm përfaqësues të medias, por edhe të politikës. Zheji vinte nga një familje e shquar në botën e artit dhe letrave. I ati Petro Zheji, i përkiste plejadës si përkthyes e dijetar,...