Pazare të pista me tenderat e AKSHI-t, vjedhje, rrëmbime, hakerime dhe sfida të hapura të Karçanajt ndaj SPAK…

Pazare të pista me tenderat e AKSHI-t, vjedhje, rrëmbime, hakerime dhe sfida të hapura të Karçanajt ndaj SPAK…

Pazaret e errëta që zhvillohen pas dyerve të mbyllura të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) vazhdojnë të dalin në dritë. Një institucion që duhej të ishte simbol i transparencës dhe digjitalizimit, është kthyer në një “bankomat” të pashtershëm për një rrjet të ngushtë zyrtarësh dhe biznesmenësh të lidhur ngushtë me pushtetin. Miliona euro nga taksat e qytetarëve janë shpërndarë përmes tenderave të dyshimtë, procedurave të manipuluara dhe kontratave të fryra pa kufi, ndërsa në prapaskenë lëvizin fijet e interesave të pista që përplasen me njëra-tjetrën deri në rrëmbime misterioze dhe kërcënime mafioze. SPAK ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar prova për disa nga këto afera duke marrë në pyetje vetë drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, e cila prej vitesh shihet si “mbretëresha e tenderave”. Por...