Kaluan gjyqtarët dhe prokurorët me probleme, Genta Bungo gati të shkojë në Kushtetuese, Valbona Sanxhaktari…

Kaluan gjyqtarët dhe prokurorët me probleme, Genta Bungo gati të shkojë në Kushtetuese, Valbona Sanxhaktari…

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri duket se po përballet me një fenomen shqetësues, ku ish-komisionerët e vetingut, të cilët dikur vendosnin për fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, po shpërblehen sot me poste strategjike nga mazhoranca socialiste (Partia Socialiste). Ky proces, i ndërtuar me kujdes, tregon se politika (PS) po përdor institucionet e drejtësisë për të konsoliduar kontrollin e saj dhe për të mbrojtur interesat klienteliste. Kështu Genta Bungo, e njohur për vendimet e kontestuara të vetingut, është gati të emërohet në Gjykatën Kushtetuese, me mbështetjen e hapur të Partisë Socialiste. Ndërsa Valbona Sanxhaktari, dikur figura kryesore e shkarkimeve masive të gjyqtarëve pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), tani mban postin e drejtoreshës juridike në Kryeministri dhe pritet të kthehet në Gjykatën e Lartë. Më...