Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tajfuni Katziki kërcënon Vietnamin, mbi 325,000 banorë evakuohen nga shtëpitë e tyre
Qindra mijëra njerëz po evakuohen nga zonat bregdetare të Vietnamit ndërsa tajfuni Katsiki i afrohet vendit me erëra që arrijnë deri në 160 kilometra në orë. Katsiki, tajfuni i pestë që godet Vietnamin këtë vit, ndodhet aktualisht në det, në Gjirin e Tonkinit, ku ka shkaktuar dallgë deri në 9.5 metra të larta. Sipas Qendrës Kombëtare të Parashikimit Hidrometeorologjik të Vietnamit, tajfuni pritet të arrijë në tokë rreth orës 13:00 (ora lokale; 9:00 ET), me erëra deri në 157 km/h. Rreth 325,000 banorë në pesë provinca bregdetare pritet të evakuohen dhe të strehohen përkohësisht në shkolla dhe ndërtesa publike, njoftuan autoritetet. China: Another record broken as Typhoon Kajiki passed near Sanya, Hainan, this evening. Wind gusts reached 152 mph with a 10-minute average of 102...