Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një autogol Vorës i jep 3 pikë Partizanit në ndeshjen e parë sezonale në Superiore
Adriatik BALLA Ndeshja Teuta-Dinamo, që i përket xhiros së parë të kampionatit, është shtyrë për më 5 shtator, për shkak të angazhimeve të Dinamos në Ligën e Konferencës. Prandaj, dueli i djeshëm mes Partizanit dhe Vorës shënoi fundin e javës së parë të kampionatit të 87-të kombëtar të futbollit të meshkujve. Ishte një ndeshje e vështirë për të dy palët, por përfundoi me fitoren e të kuqve, 1-0, një trepikësh i vlefshëm për nisjen e parë të edicionit, por me një nivel loje që la shumë për të dëshiruar. Në fakt, fitorja e Partizanit erdhi nga një autogol i Vorës. Për tu shënuar ishte se ndeshja që i përket Superiores, u gjykua nga një arbitre femër, Emanuela Rusta. Rasti i golit u regjistrua në minutën...