Presidenti Zelensky akordon Elisa Spiropalin me “Urdhrin e Princeshës Ollga” për mbështetjen ndaj Ukrainës

Presidenti Zelensky akordon Elisa Spiropalin me “Urdhrin e Princeshës Ollga” për mbështetjen ndaj Ukrainës

Në kuadër të 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, presidenti i vendit Volodymyr Zelensky ka dekoruar 14 figura të larta politike nga SHBA-të dhe vende evropiane për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj popullit ukrainas dhe bashkëpunimin me Kievin zyrtar në kohë lufte. Mes të nderuarve është edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila u vlerësua me Çmimin e Lartë Shtetëror “Urdhëri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”. Ky është një nga nderimet më të larta që u jepet grave për merita të veçanta në mbështetjen e shtetit dhe shoqërisë ukrainase. Lajmin e bëri publik kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk përmes një postimi në mediat sociale, ku u shpreh: “Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare,...