Kredia për shtëpi, ja si ndahet “torta” mes bankave

Kredia për shtëpi, ja si ndahet “torta” mes bankave

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar shqiptar arriti rekorde të reja në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjashtë muaj sektori bankar dha 36.2 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, në rritje me 31.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 230.1 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 17.4%. Ky portofol përbën tashmë 27% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.Sipas të dhënave operative, të raportuara nga sektori bankar, në mesin e këtij viti tregu i kredisë për shtëpi kryeson nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT). Banka më e madhe në vend zotëronte një portofol total prej 46.9 miliardë lekësh. Kjo shumë përbën rreth 21.9%...