Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Aksidenti tragjik në Delvinë, një nga motrat studionte për mjekësi (FOTO)
                            Njëra nga vajzat që humbi jetën në aksidentin tragjike në aksin Sarandë-Delvinë studionte për mjekësi. Rozina Dhimaku humbi jetën së bashku me motrën e saj Ela, duke e bërë dhmbjen edhe më të madhe për familjarët, të afërmit dhe të gjithë ata që i njihnin. Motrat ishin nga Kopaçeza e bashkisë Delvinë. Ela Dhimaku ishte drejtuesja e mjetit, ndërsa Rozina Dhimaku pasagjere. Ndërsa Antonela Zhupa mbeti e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Edhe ajo ishte pasagjere. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.