Juventus e nis me fitore. Debuton me gol transferimi i bujshëm. Atalanta “surprizohet” në shtëpi nga Pisa (video)

Juventus e nis me fitore. Debuton me gol transferimi i bujshëm. Atalanta “surprizohet” në shtëpi nga Pisa (video)

Juventus e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, pas fitores 2-0 ndaj Parmës, në ndeshjen e luajtur në Torino. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 59-të, ku Kenan Yildiz bën gjithçka mirë dhe jep një asist perfekt për Jonathan David, kanadezi debuton me gol në Serie A. Në minutën e 83-të, Andrea Cambiaso lë me 10 lojtarë në fushë Juventusin, pasi mesfushori u ndëshkua direkt me karton të kuq për sjellje jo sportive, pasi goditi me dorë kundërshtarin në fytyrë. Një minutë më pas, Juventus gjen golin e dytë, pas kombinimit të bukur mes Kenan Yildiz dhe Dusan Vlahovic, sulmuesi serb tund rrjetën. Sulmuesi serb shënon vetëm pasi kishte 4 minuta në...