Jean-Michel Jarre, pionieri i muzikës elektronike

Jean-Michel Jarre, pionieri i muzikës elektronike

Jean Michel André Jarre lindi më 24 gusht 1948 në Lyon, Francë. I biri i kompozitorit të njohur filmik, Maurice Jarre, dhe France Pejot, vetë pjesëtare e Rezistencës në Luftën e Dytë Botërore, transmeton KultPlus. Në vitin 1968, Jarre, pas përfundimit të studimeve në letërsi, iu bashkua ‘Groupe de Recherches Musicales’ të Pierre Schaeffer, duke u futur në botën e muzikës konkret dhe eksperimentale. Aty nisi eksperimentimin me sintesa elektronike, tape loops dhe efekte audio – themeli i stilit të tij unik. Albumi i tij i tretë, *Oxygène*, u publikua në vitin 1976 dhe u regjistrua në shtëpinë e tij në Paris. Ai përdori sintetizatorë analogë dhe efektë elektronikë për të krijuar atë që u quajt një nga albumet më ndikues të muzikës elektronike dhe...