Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përgjaken rrugët/ Tjetër aksident i rëndë në vend, mjeti përplas babë e bijë me motor (Detaje)
Një aksident i rëndë me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Fiershegan- Kuçovë. Aksidenti në afërsi të fshatit Çunat. Një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë. Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë. Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Sipas informacioneve janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia e qarkullimit po disiplinon trafikun dhe pritet ekspertiza shkencore.