Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën (Emrat)

Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën (Emrat)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Sarandë, ku dy vajza kanë humbur jetën. U bë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa kanë humbur jetën dy motrat Ela Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e mjetit dhe Rezi Dhimaku pasagjere. Viktimat i përkasin moshës 23 dhe 20-vjeçe. Ndërsa Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur rëndë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarje.