Makinat përplasen “kokë më kokë” në Sarandë! Humbin jetën dy vajza, një i plagosur

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Sarandë! Humbin jetën dy vajza, një i plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur dhe një person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Sarandë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”, ndërsa viktima janë dy vajza nga Delvina. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Mësohet se automjetet janë përplasur “kokë më kokë”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes. Top Channel