Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Makina përmbys, pamje nga aksidenti i rëndë në Sarandë! Viktimat 20 dhe 22 vjeçe ishin motra
Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Delvinë-Sarandë, ku humbën jetën dy vajza. Policia njofton zyrtarisht se aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari K. N., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dy viktimat janë motra, me origjinë nga Delvina. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel