Emrat/ Cilat janë dy motrat nga Delvina që humbën jetën në aksidentin tragjik

Emrat/ Cilat janë dy motrat nga Delvina që humbën jetën në aksidentin tragjik

Mësohen identitet e dy vajzave që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, si dhe një tjetër vajzë është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit dhe Rozina Dhimaku, pasagjere. Ndërsa Antonela Zhupa pasagjere, e plagosur. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.