Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Te Real Madrid bërtasin me të madhe “VJEDHJEEEEEEE”, Mastantuono pengohet brenda zonës por nuk ka penallti (VIDEO)
24 Gusht 2025 21:59 Telesport Real Madrid po përballet me Real Oviedo, ekip i ardhur nga Segunda Divizion, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në La Liga. Xabi Alonso surprizoi jo pak me formacionin titullar, duke lënë në stol Vinicius Junior dhe Alexander Arnold. Në vend të tyre nga minuta e parë luajnë Rodrigo dhe Dani Carvajal. Po ashtu nga minuta e parë luan edhe talenti argjentinas, Franco Mastantuono, i cili bëhet protagonist në minutën e 14-të, ku pengohet dukshëm brenda zonës, por arbitri vazhdon lojën dhe nuk jep 11-metërsh. Te Real Madrid tërbohen me këtë vendim të arbitrit kryesor dhe e quajnë vjedhje të hapur. Rezultati momentalisht vazhdon të jetë 0-0. SHIKORASTIN