Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Zjarr në Zharrëz, rrezikohet një pus nafte! Ndërhyjnë zjarrfikëset
                            Pasditen e sotme, një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Zharrëz, duke rrezikuar seriozisht një pus nafte në zonë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të dy mjeteve zjarrfikëse, flakët u vunë nën kontroll dhe u parandalua përhapja e tyre në një territor më të gjerë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po heton për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Top Channel