Nico Paz i jashtëzakonshëm, Como e nis me këmbë të mbarë. Pioli e nis me barazim te Fiorentina (video)

Nico Paz i jashtëzakonshëm, Como e nis me këmbë të mbarë. Pioli e nis me barazim te Fiorentina (video)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e parë në Serie A. Como ka fituar 2-0 ndaj Lazio-s, duke treguar që këtë sezon nuk do luajë thjesht për qëndrimin në elitë, por synon kualifikimin për herë të parë në Kupat e Europës. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Anastasios Douvikas shënoi për vendasit në fillim të pjesës së dytë, pas asistit të Nico Paz. Ylli argjentinas, lojtari më i mirë i ndeshjes, dyfishon shifrat në minutën e 73-të, duke ekzektuar në mënyrë përfekte goditjen e dënimit. SHIKOSUPERGOLINEPAZ Duhet përmendur që në minutën e 63-të, kur rezultati ishte ende 1-0, Lazio barazoi shifrat me Taty Castellanos, por goli u anullua nga VAR, për pozicion jashtë loje. Përsa i përket mbrojtësit të Shqipërisë,...