Tregim nga Teodor Keko

Tregim nga Teodor Keko

Një vit pas asaj bisede pa kokë e këmbë te bar AMERIKA, ku Fredi iu përgjërua plot afsh e passion Olianës, nën një nur indifference, por duke ndjerë diçka t’i forcohej mes këmbëve, që ajo ta mbante më në konsideratë figurën e tij dhe tjetra e nxori jashtë orbite me një përgjigje qej-mos-prishëse të huazuar nga akejtë e lashtë “këtu jemi, punë që pret…” Fredit iu shfaq në ëndërr Oliana. Kishte shumë mistere e gjithë kjo histori. E para, sepse Fredi nuk shihte ëndrra qysh prej 30 vjetësh. E dyta, sepse ai ishte mendjembledhur dhe nuk i kthehej historirave, të cilat i konsideronte një kapitull i mbyllur. Dhe e treta, sepse ai e pati harruar Olianën fill pas asaj bisede, ku saçmet e çiftes së...