”Johatsu”, fenomeni japonez i njerëzve që zhduken vullnetarisht

 ”Johatsu”, fenomeni japonez i njerëzve që zhduken vullnetarisht

Kush nuk ka ndjerë njëherë dëshirën për t’u “zhdukur pa asnjë gjurmë”?, shkruan gazeta italiane ”La stampa” duke nxjerrë në pah probleme të ndryshme  që miliona njerëz i përjetojnë … qofshin ato ekonomike apo sociale. Një ditë e keqe, probleme që grumbullohen, ankthe që brejnë stomakun: mendimi për t’u arratisur nga gjithçka dhe nga të gjithë, qoftë edhe për një moment, është pothuajse universal. Zakonisht, kriza kufizohet në një psherëtimë “mjaft, po heq dorë nga gjithçka”, e shqiptuar në një moment dëshpërimi, përpara se të kthehet në rutinën e zakonshme. Por në Japoni, ky impuls nuk është vetëm një tekë kalimtare. Në Japoni, dëshira për t’u zhdukur ka një emër specifik: ”johatsu”që fjalë për fjalë do të thotë “avullim”. Këta janë njerëz që zgjedhin vullnetarisht...