Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky, kryeparlamentarja: Shqipëria, mbështetje të palëkundur popullit ukrainas!

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky, kryeparlamentarja: Shqipëria, mbështetje të palëkundur popullit ukrainas!

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, Presidenti Zelenksi ka dekoruar 14 kryeparlamentarë,  deputetë, senatorë e kongresmenë të ShBA dhe vendeve europiane, mes tyre Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëpunimin me Parlamentin e këtij vendi. Kryeparlamentares Spiropali iu akordua Çmimi i Lartë Shtetëror “Urdhri i Princeshës Ollga, i Klasit të Parë”. “Faleminderit secilit prej jush, miqtë tanë të dashur, anëtarë të familjes së madhe parlamentare, për çmimet e merituara që u janë dhënë nga Presidenti Zelenski, në emër të popullit ukrainas!”, shkruan kryeparlamentari ukrainas Ruslan Stefanchuk. Spiropali, mori pjesë dhe përshëndeti në veprimtarinë  me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, organizuar sot nga...